Në fillim
Sesioni i pestë në Manastir – prezantimi i pesë propozim projektesh Printoni E-mail
e mërkurë , 29 prill 2009
  Sesioni i pestë i Forumit në Manastir u mbajt më 24 prill në ShT “Ellpida Karamandi” në praninë e 50 banorëve, të cilët në suazat e programit “Forume në bashkësi” me idetë dhe pjesëmarrjen e tyre kontribuojnë në përmirësimin e jetës së përditshme në komunë.petta_sesija_bitola.jpg

  Qëllimi i sesionit të pestë të Forumit ishte prezantimi i pesë propozim projekteve të përpunuara nga qytetarët, miratimi për përfundimin e përpunimit të tyre, kurse në sesionet e ardhshme edhe përcaktimi i prioriteteve të cilat praktikisht do të realizohen me ndihmën e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe në bashkëpunim me komunën.
  Propozim projekti i parë i prezantuar ishte “Rregullim i ambientit të oborrit të shkollës në fshatin Kishava”, të cilin e prezantoi përfaqësuesja e grupit të punës Amide Xhemal.
  Ajo shpjegoi se me këtë projekt do të lehtësoheshin kushtet në arsim, jo vetëm për fëmijët e fshatit Kishava, por edhe për të gjithë fëmijët e fshatrave përreth.
  Vazhdoi prezantimi i projektit të dytë “Përmirësimi i shërbimeve komunale në lagjen Dovlexhik” për të cilën folën përfaqësuesit e pushtetit lokal, dhe shpjeguan se për këtë projekt tashmë është angazhuar komuna.
  Propozim projekti i tretë, i katërt dhe i pestë kishin të bëjnë me “Tumbe kafe”, dhe kjo njëri për rëndësinë dhe mundësinë historike-kulturore, tjetri për infrastrukturën themelore dhe i treti për kompleks sportiv-rekreativ.
  Mbi këtë temë folën përfaqësuesit e pushtetit lokal, arkitektë, inxhinierë dhe nxënës, pas së kësaj si dhe për projektet e tjerë, është votuar që ky projekt të vazhdojë të përpunohet.
  Sesioni i ardhshëm i forumit, do të mbahet më 30 maj.

 
< I mëparshmi   Tjetri >
Headline
  • Pause
  • Previous
  • Next
1/8
 
Cair-ekovita_9
Project: Kорпи за отпадоци за неколку населби

Kalendar i aktiviteteve

maj
MarEnjPreShtDie
010203040506
07080910111213
14151617181920
21222324252627
28293031

Broshurë


Најави за настани

Моментално нема најави за настани

Кликнете на јазикот под сликата за соодвената верзија на Билтенот

bilten-mart-2012.jpg
мкд / алб / тур

Кликнете на јазикот под сликата за соодвената верзија на Билтенот

bilten_forumi_vo_zaednicata_noemvri.jpg
мкд / алб / тур

Bilten


Партнери

SDC   zels   FIOOM   CIRA   mcms-logo.jpg   ADI   ALKA