Në fillim
Sesioni i katërt në Manastir – janë miratuar pesë propozim projekte Printoni E-mail
e enjte , 05 mars 2009

  Rreth 80 banorë të Manastirit morën pjesë në sesionin e katërt të forumit i cili në suazat e Programit “Forume në bashkësi” u mbajt më 28 shkurt në ShT “Ellpida Karamandi”.cetvrta_sesija_bitola.jpg

  Banorët, në përputhje me problemet e përcaktuara në sesionet e mëparshme, prezantuan, debatuan dhe miratuan pesë propozim konceptesh, me debatim interesant rreth prioriteteve të tyre për përmirësimin e jetës së përditshme në komunë.
  “Rregullimi i ambientit në oborrin e shkollës dhe kompleksin sportiv në fshatin Kishava”, propozim buxheti i të cilit është 15 mijë euro, do të ketë si qëllim përmirësimin e kushteve në mësimdhënie, sport dhe rekreacion në oborrin e shkollës. Shfrytëzuesit e drejtpërdrejtë të këtij propozim projekti do të jenë mbi 110 nxënës dhe rreth 40 të rinj të fshatit që gjendet 20 kilometra në jug të Manastirit.
  “Tumbe-kafe si kompleks rekreativ sportiv” që do të përfaqësonte qendër rekreative për qytetin, sidomos për më të rinjtë. Prezantuesit e këtij grupi pune e dhanë edhe propozim buxhetin që do të ishte shtatë mijë euro.
  “Tumbe-kafe - Infrastruktura themelore” është propozim projekt që sipas banorëve të Manastirit është i domosdoshëm për rinovimin e ujësjellësit, kanalizimin, rrymën elektrike dhe ndriçimin, si dhe supozim për ndërtim të skenës verore. Ky projekt do të kushtonte 30 mijë euro.cetvrta_sesija_bitola-1.jpg
  “Tumbe-kafe si mundësi dhe kuriozitet  kulturor-historik” – ndërtim i skenës verore, është propozim propjekt, që do të ishte hapësirë kulturore dhe turistike ku do të mbaheshin manifestacione kulturore të ndryshme. Propozim buxheti për këtë projekt është 50 mijë euro.
  Propozim projekti i pestë që prezantuan grupet e punës në këtë sesion është “Përmirësimi i kushteve komunale publike në Lagjen Dovlexhik”, qëllimi i të cilit është përmirësimi i infrastrukturës së lagjes e cila midis të tjerash, nuk ka as kanalizim as shenja të qarkullimit rrugor. Propozim buxheti për këtë projekt është 48 mijë euro.
 Diskutimet, që aktivisht janë kryer midis qytetarëve, përmbanin edhe shumë pyetje për përfaqësuesit e administratës komunale, që përgjigjen për zgjidhjet eventuale të problemeve të tyre.
 Sesioni i pestë i ardhshëm do të mbahet në prill, deri kur do të përpunohen përgatitjet e fundit për propozim projektet.

 
< I mëparshmi   Tjetri >
Headline
  • Pause
  • Previous
  • Next
1/8
 
Strumica_5
Project: “Покров“ - Центар за рехабилитација и ресоцијализација на зависниците од дрога и алкохол

Kalendar i aktiviteteve

maj
MarEnjPreShtDie
010203040506
07080910111213
14151617181920
21222324252627
28293031

Broshurë


Најави за настани

Моментално нема најави за настани

Кликнете на јазикот под сликата за соодвената верзија на Билтенот

bilten-mart-2012.jpg
мкд / алб / тур

Кликнете на јазикот под сликата за соодвената верзија на Билтенот

bilten_forumi_vo_zaednicata_noemvri.jpg
мкд / алб / тур

Bilten


Партнери

SDC   zels   FIOOM   CIRA   mcms-logo.jpg   ADI   ALKA