Komunat e përshira
Вклучени во 2008-2010
Resen
U prezantuan gjashtë propozim projektet | U prezantuan gjashtë propozim projektet |
|
|
| e martë , 03 mars 2009 | |
|
Në sesionin e katërt të forumit që u mbajt më 25 shkurt, në Sallën e Madhe e Komunës së Resnjës, ku morën pjesë 93 qytetarë, para pjesëmarrësve u prezantuan gjashtë projekte.
“Pres të dalin projekte të ndryshme nga fusha e mjedisit jetësor. Nga sesionet e forumit shihet se qytetarët janë të vetëdijshëm për rëndësinë e mjedisit jetësor, kurse sidomos për një mjedis të tillë siç është Prespa, e cila ka potencial dhe mundësi të mëdhanga njëra anë, kurse nga ana tjetër, vetë qytetarët jeta e përditshme e të cilëve varet prej Liqenit të Prespës me të gjitha këto projekte që po propozojnë këtu, në sesionet e forumit, tregojnë se kujdesen për mjedisin jetësor”, deklaroi përfaqësuesi i Agjencisë Zvicerane për Bashkëpunim dhe Zhvillim, Ibrahim Mehmeti, i cili mori pjesë në sesion.
Grupi i parë i punës e prezantoi konceptin për propozim projekti për ndërtim dhe pajisjme me mjete të laboratorit për analiza të pranishmërisë së pesticideve në gjakun e njeriut, florën, faunën, ajrin, ujin dhe truallin. Pajisja e një laboratori të tillë duhet të mundësojë informim më të madh të qytetarëve për ndikimet dëmtuese të preparateve kimike mbi mjedisin jetësor dhe mbi shëndetin e njeriut, dhe kontroll mbi nivelin e ndotjes nëpërmjet analizave të kontinueshme të përqëndrimit të pesticideve. Për realizim të këtij propozim projekti do të nevojiteshin 25-30 mijë euro, propozuan pjesëmarrësit. Grupi i dytë i punës e prezantoi propozim projektin për ndërtim të qendrës ekologjike-edukative dhe sportive-rekreative ku do të realizohej arsimimi dhe edukimi i atyre që do të shkonin në këtë qendër, sidomos për të rinjtë, nëpërmjet formave të ndryshme të edukimit ekologjik dhe do ta ngrejë vetëdijën ekologjike tek popullata. Për realizimin e këtij projekti do të nevojiteshin 20-25 mijë euro. Pastaj i prezantua zgjidhja ideore për mbrojtjen e basenit të Lumit të Madh dhe të Liqenit të prespës prej mbeturinave të fortaqë dalin prej përpunimit të drurit nëpërmjet formimit të sistemit për administrim me mbeturina i cili do të përdorej për nevoja të ndryshme të qytetarëve dh për mbrojtjen e mjedisit jetësor. ![]() Prej përfaqësuesit të grupit të katërt të punës është prezantuar projekt i madh dhe i shtrenjtë për rregullimin e vendit të hedhjes së plehrave në Resnjë për të cilin do të nevojiteshin rreth nëntë milionë denarë. Me rregullim të rrugës që çon në vendin e hedhjes së plehrave, rregullimin e rrugëve lidhëse në këtë vend dhe vendosjen e gardhit do të ndalohej lëvizja e personave të paautorizuar në vendin e hedhjes së plehrave, si dhe ndalim i hyrjes së bagëtisë, dhe në mënyrë indirekte edhe hyrja e njerëzve. Grupi i pestë i punës e prezantoi propozim projektin për ndërtim të kanalizimit të fekaleve në fshatin Stenjë me çka do të ndalohej ndotja e Liqenit të Prespës me ujëra të zeza të cilat shpesh futen dhe e ndotin tokën, ujërat nëntokësore, por edhe puset e fshatit që popullata i përdor për sigurim të ujit të pijshëm. Pjesëmarrësit në Forum, në lidhje me këtë propozim projekti, kishin vërrejtje në lidhje me buxhetin për realizim të tij, i cili është 15 milionë denarë dhe e tejkalon disa herë buxhetin e paraparë me këtë projekt. Grupi i gjashtë e prezantoi zgjidhjen ideore të ndërtimit të puseve të thella në Prespën e Poshtme, me çka do të sigurohej sasi plotësuese uji për ujësjellësin rajonal Krushje-Resnjë-Sirhan dhe do të sigurohej sasi shtesë e ujit të pijshëm për qytetarët e resnjës, sidomos për ata qytetarë që janë më të goditur prej mungesës së ujit të pijshëm. Për ndërtimin e puseve të thella do të nevojiteshin 50-100 mijë euro, në varësi të numrit të puseve që do të hapeshin, ku do të shpohen dhe në çfarë thellësie etj. Të gjashtë konceptet e prezantuar për propozim projektesh janë miratuar nga forumi me çka morën mbështetje që të vazhdojnë mandej, të zhvillohen në propozim projektesh në fazat e ardhshme të procesit të Forumit. |
| < I mëparshmi | Tjetri > |
|---|