Komunat e përshira
Вклучени во 2008-2010
Saraj
Përcaktim i propozim zgjidhjeve në Saraj | Përcaktim i propozim zgjidhjeve në Saraj |
|
|
| e diel , 01 mars 2009 | |
|
85 banorë gjithsej morën pjesë në komunën e Sarajit në sesionin e tretë të forumit, që u mbaj në suazat e Programit “Forume në bashkësi” më 30 janar në sallën e komunës së Sarajit.
Grupet e punë që janë formuar në përputhje me problemet e identifikuara “Ndërtim dhe rinovim i terreneve sportive publike dhe shkollore” dhe “Rinovim dhe furnizim me pajisje të objekteve sportive ekzistuese”, i prezantuan raportet se çfarë ndodh në terren, nëpërmjet hulumtimit të tyre në terren.
Banorët në mënyrë të detajuar e përshkruan gjendjen e objekteve sportive të llojit të hapur dhe të mbyllur në vendet e banuara Saraj, Kondovë, Gllumovë, Rashçe, Radushë, Krusholek, Shishovë, Llaskarc, Ljubin dhe përcaktuan se një pjesë e madhe e objekteve janë të rinuara. ![]() Diskutimet rezultuan me përcaktimin e tetë propozimeve për zhvillim të koncepteve për projekte. Propozimet, kryesisht, kanë të bëjnë me ndërtimin e terreneve sportive në fshatrat Bojanë, Kopance, Llaskarc, Rashçe dhe Kondovë, pastaj Rinovim dhe furnizim me rekuizita të sallave sportive të shkollave në Kondovë dhe Radushë; Rinovim i Shtëpisë së Kulturës në fshatin Bukoviq; Furnizim i Shoqatës së Pensionistëve me rekuizita sportive; Ndreqje e rekuizitave publike dhe Ngritjen e vetëdijes për ruajtjen e përdorimin përkatës të tyre në Komunën e Sarajit. Sesioni formoi tetë grupe që do të punojnë në zhvillimin e koncepteve për projekte për secilin propozim. Buxheti i Programit “Forume në bashkësi” në komunën e Sarajit është tetë milionë denarë, prej të cilëve dy milionë janë pjesëmarrje e komunës, kurse gjashtë milionë donacion i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC). Procesi i Forumit është i hapur për të gjithë qytetarët të cilët bashkërisht vendosin për probleme të caktuara dhe punojnë në gjetjen e zgjidhjeve të pranueshme me qëllim që ta përmirësojnë jetën e përditshme në bashkësi. |
| < I mëparshmi | Tjetri > |
|---|