Komunat e përshira
Вклучени во 2008-2010
Koçan
Identifikimi i problemeve në Koçan | Identifikimi i problemeve në Koçan |
|
|
| e diel , 28 dhjetor 2008 | |
|
125 banorë gjithsej në komunën e Koçanit morën pjesë në sesionin e dytë të forumit që u mbajt më 17 dhjetor në mjediset e ShT “Shën. Kiril dhe Metodij”, në Komunën e Koçanit.
125 banorë gjithsej në komunën e Koçanit morën pjesë në sesionin e dytë të forumit që u mTë pranishmit në këtë sesion u përcaktuan tetë nëntema, përkatësisht u grupuan probleme në suazat e temës kryesore, Rregullimi Infrastrukturor i Qytetit dhe Vendet e Banuara Përreth, që e përzgjodhën në sesionin e parë.
Nëntemat, në përputhje me të cilat do të formohen edhe grupe pune për përpunimin e tyre janë: Terrene sportive dhe objekte të pamjaftueshme për nevojat e qytetarëve të komunës, Mosshrytëzim i ujërave geoterminale; Mungesa e objekteve për nevojat e organizatave qytetare dhe të rinjve; Kanalizimi fekal dhe atmosferik i papërshtatshëm dhe rrjeta e ujësjellësit; Infrastruktura rrugore e keqe; Objektet arsimore të papajisura mirë; Përmendore për njohjen e qytetit dhe Sipërfaqe të gjelbra të pamjaftueshme në periferi të qytetit. Siç shpjegoi moderuesi i sesioneve Igor Tasevski i FIShHM-së, organizata zbatuese e Programit në Komunën e Koçanit, prej temës së përzgjedhur nëpërmjet dikutimeve mbi problemet do të arrihet tek idetë dhe projektet për zgjidhjen e problemeve, kurse në sesionin e shtatë dhe të fundit do të vendoset për projektet që do të financohen prej buxhetit të Programit. “Prej rezultateve të këtij forumi do të përpunohen në propozim-projekte, realizim i rekomandimeve dhe projekteve të përzgjedhura”, tha Tasevski. Përfaqësuesi i Komunës, Ristaski Pantov, paraprakisht, e prezantoi Programin për Zhvillim të Komunës për Vitin 2009, që t’u tregojë qytetarëve se cilat prej problemeve të tyre nuk janë përfshirë në Programin e Komunës. Buxheti i përgjithshëm i Programit është tetë milionë denarë, prej të cilave dy milionë i siguron komuna, kurse gjashtë milionë janë donacion i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC). bajt më 17 dhjetor në mjediset e ShT “Shën. Kiril dhe Metodij”, në Komunën e Koçanit |
| < I mëparshmi | Tjetri > |
|---|