Komunat e përshira
Вклучени во 2008-2010
Sveti Nikoll
Banorët e Sveti Nikollës i përcaktuan problemet e komunës | Banorët e Sveti Nikollës i përcaktuan problemet e komunës |
|
|
| e diel , 28 dhjetor 2008 | |
|
Sesioni i dytë forumit në Komunën e Sveti Nikollës u mbajt më 23 dhjetor, në Sallën e Kuvendit të Komunës, ku marën pjesë 82 qytetarë, përfaqësues të arsimit, Qendrës për Punë Sociale, Komunës, sektorit biznes, OJQ dhe të tjera.
Mirëseardhjen në forum ua uroi moderuesi dhe komoderuesi, të cilët e zbatojnë Programin në Komunën e Sveti Nikollës dhe u rikujtuan të pranishmëve përfundimet e sesionit të parë të forumit si dhe rregullat e punës.
Banorët, në këtë sesion, përcaktuan tri grupe problemesh për të cilat formuan edhe grupe pune në suazat e temës kryesore – Çështje Sociale. Ato janë probleme të të rinjve në mjediset rurale, problemi i edukimit dhe socializimit të grupeve të lëndueshme si dhe problemi i mungesës së mjedisit fizik. Paraprakisht, Katerina Zafirova, përfaqësuese e komunës dhe anëtare e grupit operativ e shpjegoi temën sociale mbi të cilën duhet të punojnë qytetarët e Komunës së Sveti Nikollës. Programi “Forume në bashkësi” në këtë fazë, zbatohet në tetë komuna në Maqedoni. Qëllimi është pjesëmarrja participuese në procesin e decentralizimit, me ide të veta dhe projekte konkrete. Buxheti i përgjithshëm i Programit në Komunën e Sveti Nikollës është tetë milionë denarë, prej të cilave dy milionë i siguron komuna, kurse gjashtë milionë janë donacion i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC). |
| < I mëparshmi | Tjetri > |
|---|