Komunat e përshira
Вклучени во 2008-2010
Novo Sellë
Infrastruktura komunale – përparësi për banorët e Novo Sellës | Infrastruktura komunale – përparësi për banorët e Novo Sellës |
|
|
| e enjte , 18 dhjetor 2008 | |
|
Infrastruktura komunale dhe mjedisi jetësor është tema në të cilën banorët e komunës Novo Sellë do të diskutojnë në sesionet e ardhshme të Forumit me qëëlim të përmirësimit të jetës së tyre të përditshme , dhe realizim të projekteve konkrete.
Ky ishte përfundimi i sesionit të parë të forumit që u mbajt më 26 nëntor, në restorantin “Miçell” në komunën Novo Sello, në prani të 164 banorëve, përfaqësuesve të komunës, Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), zbatuesit të Programit dhe të tjerëve.
“Është me rëndësi të madhe përfshirja e qytetarëve në marrjen e vendimeve dhe zgjidhjen e problemeve me të cilat ballafaqohen përditë”, deklaroi kryetari i komunës Novo Sello, Nikolla Andonov, në fillim të sesionit. Banorët e Komunës Novo Sello, me shumicë votash 147, e përzgjodhën këtë temë, prej dy temave të propozuara nga komuna, dhe e përcaktuan si prioritet në suazat e të cilit do të diskutojnë për problemet e veta të përditshme. Të pranishmit në përputhje me interesat e veta u shpërndanënë disa “Tryeza pune” – administrata e komunës, bujqësi, vreshtari, mjedis jetësor, zhvillim rural, zanate, rini, turizëm dhe pensionistë. Projektet, që do t’i përcaktojnë dhe propozojnë banorët, do të financohen me buxhet prej tetë milionë denarësh, prej të cilit dy milino janë pjesëmarrje e komunës, kurse gjashtë milionë janë donacioni Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC). Komuna Novo Sello është njëra prej tetë komunave në suazat e Programit, e zgjedhur në ciklin e dytë të Fazës së Dytë të Programit, në të cilin parashikoeht të përfshihen rreth 25 komuna në tri komunat e ardhshme. Zbatues i programit është Fondacioni Institut Shoqëria e Hapur – Maqedoni (FIShHM). |
| < I mëparshmi |
|---|