|
Sesioni i parë i forumit në suazat e Programit “Forume në Bashkësi” në komunën e Sveti Nikollës u mbajt më 27 nëntor në Sallën e mAdhe të Këshillit, në praninë e 166 banorëve nga komuna.
Në sesion ishin të pranishëm përfaqësues nga arsimi, Qendra e punëve sociale, komunadhe, sektori i biznesit, sektori i OJQ, si dhe të mysafirë të Forumit.
Mirëseardhjen në sesion u uroi moderuesi dhe komoderuesi i sesionit të forumit në Sveti Nikollë, kurse përshëndetje kishte edhe kryetari i komunës Sllobodan Danevski i cili u uroi punë të suksesshme të pranishmëve.
Ai theksoi se qytetarët nëpërmjet Programit, do të mund të zgjidhin çështje të cilat janë shumë të rëndësishme për ta, që të zgjidhennëpërmjet mbështetjes finaciare të Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) e cila merr pjesë me gjashtë milionë denarë, dhe komuna me dy milionë denarë.
Pastaj të pranishmëve u folën edhe përfaqësues të SDC-së dhe CIRa, organizata e cila e zbaton Programin në këtë komunë.
Katerina Zafirova, përfaqësuese e komunës dhe anëtare e gruçpit operativ, njëkohësisht e shpjegoi edhe temën sociale – sepse komuna e Sveti Nikollës është komuna e parë ku forumet janë tematike.
Qytetarët, në sesionin e parë të forumit, u shprehën se cilat tema të aspektit social do të duan t’i punojnë dhe në bazë të kësaj janë formuar tryezat e punës (sport, rini, shëndetësi, arsim, sektor biznes, mjedis rural, kulturë, papunësi). Në fund janë përcaktuar rregullat e punës dhe është vendosur se kur do të mbahet sesioni i ardhshëm i forumit. Ai do të mbahet më 17 dhjetor.
Qytetarët e pranishëm, në përgjithësi, kishin përgjigje të ngjashme se sesioni i parë i forumit në Sveti Nikollë kaloi shkëlqyeshëm, kurse kjo shihet edhe prej numrit të qytetarëve të pranishëm.
Për Forumin mendojnë se është mirë që edhe qytetarët të marrin pjesë në marrjen e vendimeve, kurse në këtë rast të vendosin ku të shpenzohen këta tetë milionë denarë, të vendosin prioritetin.
|