AID Printoni E-mail
Asociacioni për Iniciativa Demokratike (AID) është organizatë qytetare ndëretnike me status të veçantë konsultues në Këshillin Ekonomik-Social të Kombeve të Bashkuara.

 Është formuar në Gostivar, Maqedoni në vitin 1994, AID zbaton projekte në fushën e të drejtave të njeriut dhe shoqërisë qytetare, të cilat e promovojnë demokracinë dhe e mbështesin paqen dhe stabilitetin në Maqedoni dhe në Evropën Juglindore. Aktivitetet tona fokusohen në përfaqësimin, edukimin dhe pjesëmarrjen publike me ndihmë të rrjetave ndërkombëtare, rajonale dhe nacionale të vullnetarëve dhe organizatave partnere.

Për të realizuar më lehtë qëllimet e veta, AID ka formuar kancelari në Kosovë (Prishtinë),  Shqipëri (Tiranë), Bosnjë dhe Hercegovinë (Sarajevë) dhe ShBA (Nju-Jork)
Aktivitetet e AID janë të ndara në katër programe:
-    Të drejtat e njeriut
-    Të ikurit, imigrantët dhe BRL
-    Demokracia dhe shoqëria qytetare
-    Arsimi dhe të rinjtë

 Aktivitete të AID-it në suazat e Programit të të drejtave të njeriut, përfshijnë mbledhje informacionesh për shkeljen e të drejtave të njeriut, përkthim në gjuhët lokale dhe shpërndarje të raporteve, dokumenteve dhe publikimeve relevante nga fusha e të drejtave të njeriut dhe organizim të seminareve dhe punëtorive për instrumentet dhe institucionet përkatëse ndërkombëtare/nacionale të cilat punojnë mbi çështje për mbrojtje dhe promovim të të drejtave të njeriut.

 Aktivitetet e AID-it në suazat e Programit për të ikurit, imigrantëve dhe VRL, përfshijnë analiza juridike për ngjashmëritë dhe ndryshimet midis legjislatives vendase dhe standardeve ndërkombëtare, si dhe promovim të harmonizimit juridik.

 Në suazat e Programit për demokraci dhe shoqëri qytetare, AID-i i mbështet  qytetarët, grupet joformale dhe organizatat qytetare në ndërtimin e kapaciteteve dhe zhvillimit të tyre. AID-i gjithashtu, e promovon përfshirjen e qytetarëve në procesin e vendimmarrjes dhe punëve me institucionet e pushtetit lokal që të sigurohet transparenca, përgjegjësia dhe përfshirja e tyre.

 Programi për arsim dhe rinjtë është i fokusuar në bashkëpunimin ndëretnik dhe mësimin interkulturor. Në këtë kontekst, AID-i ka iniciuar disa projekte të cilat i promovojnë ngjashmëritë midis grupeve të ndryshme etnike në Maqedoni. Njëkohësisht, AID-i punon në stimulim të participimit të grupeve të lëndueshme në programet për mësim të përjetshëm me qëllim që të zhvillojnë aftësitë dhe shkathtësitë përkatëse për pjesëmarrje aktive në sferën ekonomike.

Kontakt:
Asociacioni për Iniciativa Demokratike (AID)
Bul. “Brakja Gjinovski”61, 3/3
1230 Gostivar
tel. +389 42 22 11 00
faks: +389 42 22 11 02
Email: Kjo adresë e-mail-i është e mbrojtur nga spam bots, duhet të aktivizoni Java skriptet për të parë atë
Web: www.adi.org.mk

 

Bilten


Партнери

SDC   zels   FIOOM   CIRA   mcms-logo.jpg   ADI   ALKA