Sesioni i katërt i forumit në Çair Printoni E-mail
e premte , 19 shtator 2008
   10 Grupet punuese të formuara sesionet e kaluar në suazat e Programit “Forume në bashkësi” prezantuan rezymen e projekteve të punuara në grupe, në sesionin e Forumit që u mbajt më 11 shtator, në ShT “ Rajko zhinzifov” në Komunën e Çairit.cetvrta_sesija_cair-1.jpg
   Shërbimet komunale në Çair, Përmirësimi I kushteve në shkollën “ Idnina”, Udhëheqja e plehut komunal, Selektimi I plehut, Regullimi I rrugës prej Kontinentalit drejt asaj të Plastikave, Problemi me kanalizimin në Metodija Mitevski 6, regullimi I parqeve në Fushë Topanë, Rinovimi I gardhit, oborit dhe terrenit sportive në shkollën fillore “7 Marsi” dhe në shkolla tjera, si dhe Qasje, deri në institucionet më të frekuentuar, për personat me nevoja të vecanta, ishin propoyim projektet e përgatitura nga 10 Grupet punuese.
   Halide Palloshi koordinatore e projektit për shkollën fillore 7 Marsi kërkoi përkrahjen e qytetarëve për projektin: Rinovimi I gardhit, oborit dhe terrenit sportive në shkollën fillore “7 Marsi “.
   “Ne si grup punues kemi përgatitur propozim- projekt dhe besoj që nga ky forum do të ketë përkrahje. Kjo shkollë ka nevojë për ndihmë, dhe shpresoj që me ndihmën e këtij grupi punues ky project do të pranohet në këtë forum”, u shpreh Palloshi.
   Koordinatori I projektit Bekim Hoxha shprehet I kënaqur me përgatitjen e rezymeve të projekteve dhe interesimin e qytetarëve për të përpiluar këto projekte.
    cetvrta_sesija_cair-2.jpg“Janë projekte të aspekteve të ndryshme me tema të ndryshme. Projektet janë me kualitet të lartë pasi që janë punuar me konsultimin e ekspertëve dhe konsultantëve të sferave të ndryshme”, theksoi Hoxha.
Hoxha gjithashtu u shpreh I kënaqur edhe me interesimin e madhe të qytetarëve që kanë pasur gjatw sesioneve.
   Të gjitha projektet e prezantuara morën pëlqimin nga qytetarët të cilët ishin të pranishëm, për elaborimin e mëtutjeshëm të projektit.

 
< I mëparshmi   Tjetri >


Кликнете на јазикот под сликата за соодвената верзија на Билтенот

bilten-mart-2012.jpg
мкд / алб / тур

Кликнете на јазикот под сликата за соодвената верзија на Билтенот

bilten_forumi_vo_zaednicata_noemvri.jpg
мкд / алб / тур

Bilten


Партнери

SDC   zels   FIOOM   CIRA   mcms-logo.jpg   ADI   ALKA